
Koalicioni “ideal” i Kurtit: Me LDK-në bëhemi 77 deputetë, nëse na bashkohet Nisma 80
21 maj 2025
| 08:25
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, koalicioni “ideal” do të ishte ai me LDK-në.
“Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe, do të bëhej 77 deputetë. Madje nëse na shtohen edhe 3 të Nismës, do të bëhemi 80. Edhe për marrëveshjet ndërkombetare, kjo besojmë që është rruga e duhur përpara”, tha Kurti në RTK.
Për PDK-në tha se nuk “i duhet” në qeveri, ani pse Memli Krasniqin e kishte ftuar në takim për të dalë nga ngërçi.