Koalicioni për Familjen feston – Atmosfera e fitores nisi në Prishtinë dhe përhapet në gjithë Kosovën më 9 shkurt

04 shkurt 2025 | 20:40

Koalicioni për Familjen sonte e filloi fushatën elektorale me një atmosferë triumfuese dhe fishekzjarre në Prishtinë, konkretisht në lagjen Hajvalia. Energjia pozitive dhe mbështetja e fuqishme nga qytetarët e kësaj zone dëshmuan rritjen e entuziazmit për këtë subjekt politik.

Ky ishte tubimi i dytë me mbështetje të madhe brenda ditës për Koalicionin për Familjen, pas një tubimi elektoral të suksesshëm të mbajtur pak orë më parë në Fushë-Kosovë.

Lideri i koalicionit Eman Rrahmani theksoi: “Atmosfera e fitores që u krijua sonte do të përhapet në mbarë Kosovën më 9 shkurt.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka reaguar ndaj deklaratës…