
Koci: Kushtetuesja solli konfuzion, jo zgjidhje – rrezikohet vazhdimi i bllokadës
Avokati Arianit Koci kritikon se aktgjykimi i Kushtetueses përdori terma të përgjithshëm si “mirëbesim” dhe “bashkëpunim” pa sqaruar qartë çfarë do të thonë në praktikë.
Ai thekson se mungesa e udhëzimeve konkrete dhe hapësira për interpretime të ndryshme rrisin rrezikun e vazhdimit të bllokadës politike nëse partitë nuk arrijnë marrëveshje.
Postimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese e dha vendimin – por nuk e dha zgjidhjen.
Për më tepër, nuk tregoi qartazi se çka lejohet e çka ndalohet.
Madje, ka hapësirë për interpretim edhe si duhet proceduar tutje, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit 30-ditor.
Në një klimë politike ku çdo nen, çdo rregull dhe çdo fjali interpretohet sipas interesit të partiak – termat dhe vendimet e tilla nuk e zgjidhin problemin.
Dhe si pasojë – nëse partitë nuk arrijnë marrëveshje politike, bllokada do të vazhdojë.