Koçi: Nano ishte patriot i madh, i dha shpirt çlirimtar e armë UÇK-së

02 nëntor 2025 | 12:30

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, ka kujtuar figurën e Fatos Nanos duke theksuar kontributin e ish-kryeministrit shqiptar, të cilin e ka konsideruar historik në transformimin e Partisë së Punës në një parti demokratike evropiane dhe ringritjen e Shqipërisë nga gërmadhat e vitit 1997 në një shtet normal.

Koçi ka thënë se Nano ishte “patriot i madh” dhe shembull i kurajos shtetërore dhe diplomacisë së guximshme.

“Fatos Nano ishte një patriot i madh. Ishte ai që jo vetëm ringriti shtetin e rënë në ’97-n, por i dha shpirt çlirimtar dhe armë UÇK-së”.

“Edhe takimi i përfolur me Millosheviqin duhet përcaktuar si një paradhomë e Rambujesë. Ishte shembull i kurajos shtetërore dhe i diplomacisë kurajoze. Ishte një takim në një valë të padiskutueshme me partnerët tanë gjeostrategjikë”, ka thënë Koçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet ushtarake të Ukrainës kanë këmbëngulur se forcat e tyre…