Koha të goditen e drejtpërdrejtë, fortë dhe institucionalisht strukturat propagandistike që riciklojnë narrativat serbe kundër Kosovës

22 nëntor 2025 | 17:36

Shkruan: Hisen Berisha

Duhet të thuhet hapur se janë disa analist e gazetar në Kosovë janë kthyer në zëdhënës të propagandës serbe me të cilën po shërbehen përgaqësuesit e rsvolucionit me shamija të kuqe.

Për më shumë se njëzet vjet, këta individë kanë ushqyer opinionin me narrativën e Beogradit se gjoja Kosova ishte e sunduar nga “struktura kriminale”, se shteti ishte i kapur, se UÇK-ja ishte pengesa kryesore e zhvillimit, dhe se elitat politike që e çliruan, e ndërtuan dhe e mbrojtën Republikën janë “fajtorët” e çdo problemi.
Kjo është e njëjta gjuhë që Serbia e ka përdorur për dekada për të zhbërë legjitimitetin e shtetit tonë.

Këta pseudo-analistë nuk kanë bërë asnjëherë analizë, por vetëm riciklim të propagandës serbe kundër historisë së Kosovës.
Targetet e tyre të preferuar kanë qenë gjithmonë figurat kyçe të shtetformimit si, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, edhe kolegë e ushtarak të Hisen Berishës, njerëz që kanë mbajtur barrën e luftës dhe të paqes, të shtetndërtimit dhe të orientimit perëndimor.
E Pse?
Sepse këto figura janë të vetmet që Serbia i ka dashur të vrarë në luftë, e në paqe, të eliminuara politikisht për të krijuar vakuum institucional dhe narrativë të rreme për Kosovën.

Këta propagandistë të veshur si gazetarë, të stolisur si analistë dhe të shitur si “opinionbërës”, në fakt janë vetëm porta hyrëse e politikës serbe në diskursin publik të Kosovës.
Ata përhapin dyshime mbi shtetin, baltosin historinë, kriminalizojnë luftën dhe e relativizojnë agresionin serb, duke i kthyer viktimat në fajtorë dhe agresorët në “partnerë”.

Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është fakti se kjo propagandë sot amplifikohet dhe kanalizohet nga makineria politike e Vetëvendosjes, komitetlinjtë e kabinetarët e saj, me në krye Dejana Mihajllovas, e cila ka kthyer komunikimin shtetëror në platformë të goditjes së atyre që kanë ndërtuar themelet e Republikës. Ky bashkëpunim i heshtur mes pseudopatriotizmit të rremë të LVV-së dhe narrativave të Serbisë është kërcënim për stabilitetin e vendit.

Prandaj, s’ka më hapësirë për dyshim. Këta njerëz nuk janë kritikë të brendshëm, janë portparollë të politikës serbe për zhbërjen e Kosovës, me metodë, me skript dhe me synim të qartë.

Kosova nuk ndërtohet mbi shpifje kundër atyre që e kanë mbrojtur me jetë.
As mbi përsëritje të narrativave të armikut.
As mbi shkatërrimin moral të elitave që bënë shtetin.

Ky është momenti ta çmontojmë këtë rrjet propagandistik proserb, me fakte, me argumente, dhe me guxim politik e intelektual.

Video👇

https://www.facebook.com/share/v/1BoqQGi8eQ/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi…