
KOK-u përgëzon KBF Bashkimi për titullin e kampiones
16 prill 2025
| 15:22
Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar klubin e vajzave Bashkimi për marrjen e titullit kampion në basketboll. KOK-u thotë se ky titull fitohet për herë të tretë radhazi.
“Përgëzime vajzave të KB Bashkimi, të cilat për herë të tretë radhazi fituan titullin e kampiones në basketball. Është ky titulli i nëntë i Bashkimit në histori të Superligës. Prizrenaset triumfuan në finale ndaj skuadrës pejane, Peja 03”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.