Kolegji AAB dhe Universiteti i Tiranës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
07 nëntor 2025
| 19:50
Rektori i Kolegjit AAB, Dr. Sc. Blerim Olluri, dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, kanë nëshkruar marrëveshjen për partneritet dhe bashkëpunim ndërinstitucional ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë.
Kjo marrëveshje synon të forcojë lidhjet akademike dhe shkencore midis Kolegjit AAB dhe Universitetit të Tiranës, përmes zhvillimit të kërkimeve të përbashkëta shkencore, shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve, si dhe përmes iniciativave të përbashkëta në fushën e arsimit dhe inovacionit.
Për më shumë: https://aab-edu.net/kolegji-aab-universiteti-i-tiranes-marreveshje-bashkepunimi/



