
Kololli gjen golin e parë sezonal me Shimizu S-Pulse (video)
16 korrik 2023
| 16:15
Benjamin Kololli ka shënuar gol e parë sezonal me klubin e tij Shimizu S-Pulse në barazimin 2-2 ndaj Chiba.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 26-të të kategorisë së dytë të futbollit në Japoni. Ish-reprezentuesi i Kosovës, Kololli hyri në lojë në minutën e 61-të, ndërsa realizoi për 2-2 në minutën e 66-të.
Për të ishte goli i parë këtë edicion, ndërsa 31-vjeçari ka regjistruar vetëm pestë paraqitje.
Vitin e kaluar Kololli shënoi tri gola në 20 paraqitje në elitën e Japonisë. Shimizu është në vendin e gjashtë me 42 pikë.