Kololli: Nuk doja që qëndroja te Basel edhe pse dolën kampion

19 maj 2025 | 11:48

Bernjamin Kololli po kalon një formë të jashtëzakonshme në Superligën e Zvicrës. Shqiptari ka qenë një nga emrat më të përfolur në këtë pjesë të dytë të sezonit, pas rikthimit të tij në janar te skuadra e Sionit.

Me nëntë gola të shënuar deri më tani, një për Baselin dhe tetë për Sionin, Kololli ka tërhequr vëmendjen për efikasitetin e tij. Ai ka luajtur vetëm 963 minuta për Sionin dhe 155 minuta për Baselin, por ka arritur të realizojë një gol çdo 120 minuta për ekipin aktual, sipas statistikave të publikuara nga “Blick”.

Krahasuar me të, Xherdan Shaqiri, lider i golashënuesve me 18 finalizime, shënon një herë çdo 140 minuta. Në këtë renditje të veçantë të efikasitetit, më mirë se Kololli është vetëm Philipp Otele i Baselit, i cili gjuan në rrjetë çdo 117 minuta. Forma e tij e lartë u konfirmua edhe në fundjavë, kur realizoi dy gola në fitoren 2:1 të Sionit kundër Grasshopperit, duke e ndihmuar skuadrën të ngjitet në vendin e nëntë me 44 pikë.

Për “Blick”, Kololli u shpreh i kënaqur me atë që ka arritur edhe pse ka mundur ta fitojë titullin kampion me Baselin. “Jo keq, apo jo? Jam i kënaqur. Shumë njerëz më thanë që do të ishe kampion me Baselin nëse do të kishte qëndruar. Por për mua është ndryshe. Nuk luaja më atje. Dhe nëse do të isha bërë kampion në atë mënyrë, pa luajtur, nuk do të ndihesha kampion i vërtetë”.

“Por këtu gjithçka po shkon në mënyrë të shkëlqyer. Nuk do ta kisha menduar kurrë këtë gjashtë muaj më parë”, deklaroi Kololli. Renditja e golashënuesve aktualisht kryesohet nga Xherdan Shaqiri me 18 gola, i ndjekur nga Dereck Kutesa (15) dhe Willem Geubbels (14), ndërsa Kololli renditet i katërti me 9 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1…