
Koloneli amerikan, Todd Jacobus shpallet qytetar nderi i Deçanit
Me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të Komunës së Deçanit, është organizuar një mbledhje solemne, ku kolonelit amerikan, Todd Jacobus është shpallur qytetar nderi i kësaj komune.
Ky çmim i është ndarë gjeneralit Jacobus për kontributin e tij në luftën e fundit në Kosovë.
Kryetari i Deçanit, Bashkrim Ramosaj, ka thënë se kontributi i Jacobus dhe Shteteve të Bashkuara është ende i nevojshëm për popullin e Kosovës.
Ndërsa koloneli amerikan, Todd Jacobus, ka thënë se për të ishte një privilegj që ka shërbyer në Kosovë si pjesë e NATO-s.
Jacobus ka thënë se ushtarët e FSK-së kanë luajtur një rol të madh në formësimin e Kosovës.
Jacobus është nderuar edhe me një dekoratë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dekoratë për besim në Zot, atdhe dhe në shtet dhe me një dekoratë tjetër nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.