Koloneli amerikan, Todd Jacobus, vlerëson dhe çmon punën e kryetarit Ramosaj në Deçan

09 tetor 2025 | 12:56

Koloneli amerikan, Todd Jacobus, ka uruar Bashkim Ramosajn për kandidimin edhe për një mandat të ri në krye të komunës së Deçanit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai ka vlerësuar punën e Ramosajt në mandatin e fundit dhe i ka uruar suksese në garën zgjedhore më 12 tetor.

“Ju i shërbyet mirë vendit tuaj si ushtar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe i keni shërbyer mirë komunitetit tuaj si kryetar i Deçanit. Jam mirënjohës që jam ‘Qytetar Nderi i Deçanit’ dhe e di që ju jeni arsyeja pse më është dhënë ky nder. Isha mirënjohës t’ju prisja në Shtëpinë e Veteranëve të Ajovës në Marshalltoën, Ajova, ShBA, më 12 nëntor 2022 dhe e vlerësoj shumë entuziazmin tuaj për krijimin e një qyteti binjak këtu në Ajova. Do ta bëjmë këtë! Pavarësisht rezultateve të këtyre zgjedhjeve, jam mirënjohës për miqësinë tuaj dhe mezi pres të ruaj lidhje të forta”, ka shkruar Jacobus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte do të rikthehen në fushë ekipet kombëtare për të…