
Komandanti i FSK-së priti në takim këshilltarët ushtarakë britanikë
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës/njoftues, këshilltarët ushtarakë britanikë, nënkolonel John Hunter dhe nënkolonel Mike Butler.
Fillimisht gjeneral Jashari falënderoi nënkolonelin Hunter për shërbimin e tij të deri tanishëm si këshilltar ushtarak, duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohje të lartë për punën e tij.
Gjithashtu i shprehu mirëseardhje dhe i uroi për detyrën e re si këshilltar ushtarak NKOL Butler.
KOMFSK diskutoi për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e Forcës si dhe planet bilaterale lidhur me trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet tjera të përbashkëta.
Ndërsa NKOL Hunter përgëzoi gjeneral Jasharin për zhvillimin e madh të FSK-së dhe për profesionalizmin e lartë të personelit të FSK-së.
Në fund të dy palët u pajtuan që marrëdhëniet bilaterale të zhvillohen edhe më tutje duke u fokusuar në fushat e zhvillimit të kapaciteteve ushtarake të FSK-së në funksion të përmbushjes së misionit të saj.