Komandanti i KFOR-it dhe ministri malazez diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal

28 tetor 2025 | 14:14

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviq dhe shefin e mbrojtjes, gjeneralbrigade Miodrag Vuksanoviq, në Ministrinë e Mbrojtjes në Podgoricë.

Gjatë takimit, ata kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe Malit të Zi në kuadër të misioneve ndërkombëtare të sigurisë.

Gjeneralmajor Ulutash, ka shprehur vlerësimin e tij për mbështetjen e qëndrueshme të Malit të Zi ndaj misionit të KFOR-it dhe për profesionalizmin e trupave malazeze që shërbejnë në Kosovë.

KFOR-i vijon të zbatojë mandatin e tij në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999), për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes.

Misioni punon në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në kuadër të roleve të tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, tha se vendimi i…