Komandanti i KFOR-it dhe shefi i OSBE-së diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

12 maj 2025 | 12:40

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur të hënën në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Gjatë takimit, ata kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal, si dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Gjeneral Barduani ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të këtij dialogu me një qasje të re dhe të vendosur.

“Ai gjithashtu ritheksoi përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitet rajonal”, ka njoftuar KFOR-i në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samsung Electronics njoftoi sot se linja më e fundit e…