Komandantja e veteranëve amerikanë vizition OVL-UÇK-në, Gucati i jep mirënjohje

23 janar 2026 | 21:14

Carol Whitmore, Komandante e Përgjithshme e Veteranëve Amerikanë, e shoqëruar nga. Ryan Gallucci, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës së kësaj organizate në Uashington ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës.

Siç bëhet e ditur nga OVL-ja, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet organizatave të veteranëve, rolin e tyre në ruajtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe përvojat e përbashkëta në shërbim të paqes dhe stabilitetit, njofton Dukagjini.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i dorëzoi Whitmore një mirënjohje si shenjë respekti dhe falënderimi për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Takimi u zhvillua në frymë respekti dhe miqësie, duke riafirmuar lidhjet e forta ndërmjet veteranëve të UÇK-së dhe atyre amerikanë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flota amerikane po i afrohet Gjirit Persik dhe po shtohen…