Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni

08 qershor 2025 | 22:15

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Rigës, Letoni, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Letonisë, që do të luhet të martën, më 10 qershor, në “Skonto Stadions”, në orën 20:45.

Me skuadrën nuk ka udhëtuar vetëm kapiteni Berat Gjimshiti, i cili nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, shkruan A2.

Të gjithë lojtarët e tjerë kanë udhëtuar me ekipin dhe kuqezinjtë janë akomoduar menjëherë në hotel.

Të hënën, Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sllovakia do të bllokojë çdo përpjekje të Bashkimit Evropian për…