Komisioni hetimor fton në raportim ish-kryeministrin Kurti

25 qershor 2020 | 15:29

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë ka miratuar  planin e punës së  tij.

Kryetarja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë vendosur ta ftojnë në takim ish-kryeministri Albin Kurti, ish-ministrat Arben Vitia dhe Uran Ismaili, ministrin aktual të Shëndetësisë, Armend Zemaj, etj.

“Është dakorduar përveç ministrit zotit Vitia që të ftohet edhe zoti Ismaili në raportim për situatën e lënë si dhe zoti Zemaj”.

“Lista është pastruar nga disa institucione p.sh KGjK-ja dhe prokuroria. Kemi hezituar të thërrasim prindërit e Agon Musliut”.

“Janë ftuar ish-kryeministri Albin Kurti, Hykmete Bajrami në cilësinë e përgjegjëses paraprake, si dhe zyrtarëve të tjerë, sekretari i MSh-së, i Punëve të Brendshme, i Financave, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri etj”, ka thënë Kusari-Lila.

Më tutje, ajo ka thënë se buxheti për këtë komision është kërkuar të jetë mbi 17 mijë euro, raporton “EO”

“Buxheti është proceduar, besoj që në formatin final ende nuk është buxheti final, për shkak të rrjedhojës së komisionit. Shuma totale për 6 muaj do të jetë 17 536 euro dhe për tu miratuar ky buxhet duhet miratimi në seancë plenare”, ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për publikimin e aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim…