
Komisionieri Varhelyi monitoron procesin e vaksinimit në sallën ‘1 Tetori’
05 maj 2021
| 13:04
Komisionieri për zgjerim dhe fqinjësi i Bashkimi Evropian (BE), Oliver Varhelyi është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.
Me këtë rast, ai i shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka parë nga afër procesin e vaksinimit të stafit shëndetësor me vaksinën anti-Covid në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.