Komiteti Olimpik i Kosovës shpërblen Majlinda Kelmendin dhe xhudisten e saj

18 shtator 2025 | 16:15

Në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ndër çështjet e ndryshme të rendit të ditës, u vendos edhe të shpërblehet Majlinda Kelmendi dhe xhudistja e re Enise Zijade.

“U vendos të shpërblehet xhudistja Enise Zijade me 2500 euro dhe trajnerja e saj, Majlinda Kelmendi, me 1500 euro, për medaljen e bronztë të fituar në EYOF Shkupi 2025, pasi rregullorja Nr. 15/2013 për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare nuk e parasheh mbështetjen për garat e EYOF-it”, thuhet në vendimin e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Douglas Costa e ka pësuar një goditje të madhe në…