Kompania e vëllait të Luan Dalipit merr licencë nga ZRrE-ja për tregti me energji

10 korrik 2025 | 14:36

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE)  ka licencuar për tregtim të energjisë kompaninë “Management & Development Associates L.L.C.”, e cila është themeluar nga Luan Dali, shef i kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në njoftimin për medie, ZRrE-ja ka treguar se në mbledhjen e bordit një licencë e tillë i është dhënë edhe një kompania tjetër.

“Më 10.07.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për energji ka mbajtur seancën e tetë (VIII) për vitin 2025. Në këtë seancë Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar aplikacionet për licencim të aktivitetit për furnizim me shumicë (tregtim) të energjisë elektrike të ‘Energy Kosova V.B’ sh.p.k dhe ‘Management & Development Associates’ sh.p.k. Në këtë seancë janë shqyrtuar dhe aprovuar edhe kërkesat e njëmbëdhjetë (11) subjekteve juridike dhe katërmbëdhjetë (14) personave fizik për marrje të autorizimit për vetë-konsum, me kapacitet total të instaluar prej 1282 kW. Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji. Të gjitha vendimet e Bordit të ZRrE-së do të publikohen në faqen elektronike të ZRRE-së”, është thënë në njoftimin e ZRrE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për çregjistrimin…