
Kompany: Nuk bëmë mjaftueshëm në këto dy ndeshje
17 prill 2025
| 12:37
Trajneri i Bayern Munchen, Vincent Kompany e ka pranuar se skuadra nuk ka bërë sa duhet për arritur kualifikimin në gjysmëfinale. Bayerni ndeshjen e parë e humbi nga Interi si vendas 1-2, kurse në ndeshjen e dytë luajti baras me rezultat 2-2 në ndeshjen kthyese në Itali.
“Kam emocione miske, por realiteti është që nuk do të kemi shanse të luajmë në finalen e Munchenit. Jemi të vetëdijshëm se nuk bëmë mjaftueshëm në këto dy ndeshje. Fakt është gjithashtu që dëmtimet u kthyen në temë kryesore, por pavarësisht këtij fakti në të dy ndeshje treguam një Bayern të mirë. Me vjen keq për këtë rezultat”, theksoi Kompany.