Kompleksi “Adem Jashari”: Kujtesa kolektive që pret restaurimin
Shenjat e plumbave dhe mure të çara nga artileria e deri te mjetet e punës e transportit, kanë mbetur të ngrira në kohë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.
Ky kompleks përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, kur forcat serbe vranë 59 persona, ndër ta anëtarë të familjes së ngushtë të Adem Jasharit, përfshirë gra dhe fëmijë, raporton REL.
Tash e afër 30 vjet në vazhdimësi janë bërë premtime dhe plane për restaurimin dhe konservimin e këtij kompleksi.
I fundit dhe më konkreti u prezantua në fund të vitit 2024, si një masterplan për renovimin e tërësishëm të kompleksit, për të cilin nuk dihet se kur do të përfundojë tërësisht.
Shkrimi i plotë në linkun poshtë:
https://www.evropaelire.org/a/adem-jashari-kompleksi-restaurimi/33671391.html



