Komuna e Kaçanikut në proces të realizimit të 19 projekteve kapitale

17 shtator 2018 | 16:20

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, është takuar të hënën me ekzekutivin komunal në kuadër të mbledhjes së fillimjavës.

Në këtë mbledhje është bërë me dije se punimet në projektet kapitale janë duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë. Po ashtu, është bërë me dije se tashmë janë duke u realizuar në terren 19 projekte kapitale që kanë synim rregullimin e mirëqenies qytetare.

Nënkryetari Bajra ka thënë se java që sapo lamë pas ishte e mbushur më shumë aktivitete komunale, aktivitete kulturore e sportive, aktivitete vetëdijësuese në mbrojtjen e ambientit etj.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit e ka vënë në dëgjim publik rregulloren…