Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me CBM-në

22 qershor 2018 | 12:20

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, dhe drejtoresha e Community Building Mitrovica (CBM), Afërdita Sylaj, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për zbatimi e projektit “Ndërtimi i një komuniteti të qëndrueshëm në Mitrovicë”, financuar nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).

Qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i një bashkëpunimi në komunës së Mitrovicës dhe CBM-it në mbështetje të zbatimit tre vjeçar të projektit “Ndërtimi i një komuniteti të qëndrueshëm në Mitrovicë”, i cili implementohet nga CBM në partneritet me OJQ “ Mundësia” dhe OJQ “Open Data Kosovo”.

Ky projekt do të përfshijë organizimin e shkollave të edukimit për të rinjtë, ngjarjet për përfundimin e shkollave të edukimit qytetar, duke punuar me mësuesit, prindërit, udhëheqësit e komunitetit dhe liderët fetar.

Po ashtu përmes këtij programi do të ftohen studentët e shkollave të mesme për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me ngritjen e vetëdijes qytetare dhe përgjegjësitë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar Projektligji për…