Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë për ndihmë juridike falas

16 gusht 2021 | 15:32

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar të hënën marrëveshje bashkëpunimi me drejtoreshën e Agjencisë për Ndihmë Juridike, Anita Alaj-Kalanderi, ku qëllimi i këtij bashkëpunimi është që Agjencia për Ndihmë Juridike të ofrojë shërbimet e saj edhe në komunën e Podujevës.

Nga java e ardhshme do të fillojë të mbahet kampanjë dyjavore, saktësisht sesione informuese për punën dhe veprimtaritë e agjencisë.

Kjo zyrë do të zhvendoset në një nga zyrat e ish objektit të komunës.

Kryetari Bulliqi ka thënë se ky është një lajm i mirë për qytetarët e komunës së Podujevës, ku tash e tutje do ta kenë një adresë ku mund të marrin shërbime juridike falas për t’i shfrytëzuar të drejtat e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i tifozëve të kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”,…