Komuna e Prishtinës përkrah Festivalin e Këngës nga RTK-ja

16 qershor 2025 | 11:21

“Kryeqyteti, edhe këtë vit, me krenari e përkrah Festivalin e Këngës, të organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) – një ngjarje me vlera të spikatura artistike e kulturore, që krijon hapësirë për shprehjen autentike të krijimtarisë vendore dhe fuqizon identitetin tonë kulturor”, ka njoftuar në “Facebook” kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka pritur në takim drejtorin e RTK-së, Rilind Gërvalla, me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen për mbështetjen e këtij festivali.

“Ky akt simbolizon përkushtimin tonë ndaj një vizioni të qartë: një kryeqytet që e nxit dialogun artistik dhe e sheh artin si shtyllë thelbësore të zhvillimit shoqëror. Besojmë në një kryeqytet që frymon me art, ku kultura nuk është në margjinë, por në qendër”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Europian dhe ish-këshilltar i Presidentit…