Komuna e Prishtinës vendos vija të verdha të stilit anglez, të njohura si “Yellow Box Junction”

04 maj 2025 | 23:09

Komuna e Prishtinës i ka përfunduar punimet në asfaltimin e rrugës “Agim Ramadani” dhe ky segment rrugor pritet të lëshohet në qarkullim gjatë mëngjesit të së hënës, ashtu siç kishin paralajmëruar zyrtarët e komunës.

Por, ajo që u ka rënë në sy qytetarëve janë vijat e verdha të kryqëzuara tek semaforët në afërsi te Kuvendit të Kosovës. Vijat e tilla janë të stilit anglez, të njohura si “Yellow Box Junction”.

Ky sistem është zbatuar për herë të parë në Londër në vitet 1960 për të parandaluar bllokimin e kryqëzimeve me trafik të dendur.

Rregulli kryesor i “Kutisë së verdhë” është që shoferëve nuk u lejohet hyrja në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të lirë për ta kaluar të gjithë kryqëzimin. Nga komuna nuk kanë dhënë ndonjë informacion dhe sqarim për vendosjen e këtyre vijave të verdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet braziliane kanë parandaluar një sulm më bombë të planifikuar…