Komuna e Rahovecit, e gatshme t’i presë mërgimtarët

04 korrik 2022 | 11:40

Si çdo vit, në fillim të korrikut, Rahoveci fillon të mbushet me qindra e mijëra mërgimtarë nga Evropa dhe Amerika e largët.

Ata vijnë jo vetëm për të pushuar, por edhe për t’u çmallur me familjet e miqtë, me vendin e shtëpitë ku kanë lindur e janë rritur.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se edhe këtë vit është e angazhuar maksimalisht që të krijojë kushte sa më të mira për mërgimtarët.

“Në mënyrë që mërgimtarët të kënaqen edhe këtë verë jemi mobilizuar për shërbime administrative komunale e që të ketë vendparkime të mjaftueshme për ta, si dhe të organizojmë ngjarje kulturore e takime të përbashkëta për t’u çmallur, por edhe për të shkëmbyer ide dhe përvoja për projekte të reja zhvillimore në komunën tonë”.

“Asnjë intrigë e përpjekje dashakeqe nuk mund t’i pengojë bashkatdhetarët tanë që ta duan e ta ndihmojnë Atdheun e tyre. Sa më gjatë që jetojnë e punojnë në mërgim, aq më shumë e duan Rahovecin e Kosovën – dhe aq më shumë i duam dhe ne ata. Ne po angazhohemi me vullnet të hekurt për të krijuar kushtet e nevojshme, që një ditë vëllezërit tanë të kthehen në vendin e tyre, që të punojnë e investojnë në ekonominë tonë”, ka thënë Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkumbin Shehu B.I. Emri tregtar N.T.SH. "STAR MARKETING” me NUI:…