Komuna e Rahovecit fillon vlerësimin e dëmeve nga reshjet

08 janar 2026 | 13:45

Komuna e Rahovecit, përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka nisur regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga reshjet, përkatësisht vërshimet.

“Ftohen të gjithë qytetarët që janë prekur nga përmbytjet të paraqesin kërkesën e tyre te komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve në administratën komunale të Rahovecit, më së largu deri më 14 janar 2026”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.

Më tutje është thënë se pas paraqitjes së kërkesës, komisioni komunal do t’ju kontaktojë dhe ekipi përkatës do të dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve.

Dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzohen:

Kërkesa (t’i bashkëngjiten edhe fotografitë me ngjyra),

Kopja e letërnjoftimit, dhe

Konfirmimi i llogarisë bankare.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, aktualisht profesor i të…