
Komuna e Vushtrrisë pranon donacion karrocë elektrike nga OJQ “Liria”
03 shkurt 2022
| 12:51
Komuna e Vushtrrisë ka pranuar donacion një karrocë elektrike nga OJQ “Liria”, me këtë rast kryetari i komunës Ferit Idrizi ka pritur në takim Xhafer Balaj nga OJQ “Liria”.
Në prezencën e kryetarit Idrizi dhe Balaj kjo karrocë iu dorëzua përfituesit Ali Zeqiri.
Kryetari Idrizi ka falënderuar Xhafer Balaj për donacionin e dhënë komunës së Vushtrrisë.