Komunat ku po prin PDK-ja

14 shkurt 2021 | 21:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar mbi 440 mijë vota deri më tani.

Sipas rezultateve të para të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës po prin vetëm në dy komuna, në Skenderaj dhe Drenas.

Në Skenderaj PDK-ja po prin me 72.49 për qind të votave, ndërsa në Drenas me 57. 79 për qind.

Sipas rezultateve të para të KQZ-së, Vetëvendosje po prin e para me 45.65 për qind të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 19.14 për qind të votave dhe e treta vjen LDK me 13.37 për qind të votave.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar numërimin e votave…