Konfirmohet intervistimi i Martin Berishajt në Prokurorinë Speciale

26 qershor 2025 | 15:14

Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar se klienti i tij, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar në Prokurorinë Speciale.

Sipas avokatit, Berishaj ka dhënë “deklaratë sqaruese”, duke shtuar se ajo do të ndihmojë për “të eliminuar çdo dyshim për aferën e ndërtuar nga gazetari serb”.

Postimi i Gashit pa ndërhyrje në Facebook:

Per ti ndihmuar Prokurorise Speciale te Kosoves sot zotni Martin Berishaj ka dhene deklarat sqaruese me te cilen ne besojme qe i ka ndihmuar Prokurorise per te eliminuar çdo dyshim per aferen e ndertuat nga gazetari serb i aferm me sherbimin sekret te Serbis me qellim te demtimit te reputacionit te Profesorit Martin Berisha i cili eshte hale ne sy te serbis edhe te disave qe me vetedije apo pa vetedije i shtyjn agjendat e Serbis
Ne i falenderohemi Prokurosise e cila perfundimisht besojme qe e ka kristal te qarte se Martin Berishaj ka pesuar paksa demtim kolaterale te atyre qe ne menyre patologjike e urrejne Levizjen Vetevendosje e posacerisht Kryeministrin me te mire qe e ka pas Kosova ndonjere zotni Albin Kurti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hyrije Fejza B.I shpall te pavlefshme arken fiskale me nr.unik:…