
Konfiskohen 100 paketime me barna të kontrabanduara në Vërmicë
30 shtator 2021
| 12:15
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me barna në pikën kufitare Vërmicë.
Në njoftimin për media është thënë se në pikë-kalimin kufitar të Vërmicë është selektuar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Shqipërisë, ku gjatë kontrollit është hasur në barna me banderola të Shqipërisë rreth 100 paketime.
“Me ketë rast ka shkaktuar kundërvajtje doganore, të gjitha mallrat janë konfiskuar”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.