Konfiskohet sasi e markave fals “Nike”, “Adidas”, “Reebok” dhe “Puma”

12 janar 2018 | 13:43

Dogana e Kosovës gjatë vitit 2017 ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të mallrave në disa fabrika të vogla duke prodhuar veshmbathje me marka të njohura ndërkombëtare “Nike”, “Adidas”, “Reebok” dhe “Puma” dhe “LouisVuitton”.

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se si vend burim i mallrave vazhdon të prijë Kina me 55 për qind, Turqia me 19 për qind. “Deri më tani kryesisht gjatë importimit të tekstilit që shkelin pronësinë intelektuale si vend burim kishin Turqinë.

Produktet që paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut, mbathjet sportive dhe pajisje elektronike si vend burim kishin Kinën”, është thënë në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se e ka anuluar…