Konjufca: Pa një qeveri të re, vendi e ka të sigurt thellimin e krizës
19 nëntor 2025
| 14:57
I mandatuari për kryeministër të Kosovës, Gluk Konjufca, ka thënë se nëse nuk do të formohet sot qeveria e re, vendi do të thellohet në krizë.
Ai ka thënë se me formimin e qeverisë, synojnë disa gjëra bazike dhe shmangien e dy palë zgjedhjeve, të cilat nëse do të mbahen ka thënë se do të ishte arrogancë.
“Pa një qeveri të re, vendi ynë e ka të sigurt vetëm një gjë, thellimin e krizës. Përmes themelimit të kësaj qeverie synojmë disa gjëra bazike. Synojmë ta kursejmë Kosovë nga dy palë zgjedhje, do të ishte arrogancë ta qojmë vendin në dy palë zgjedhje”, ka thënë Konjufca gjatë ekspozesë së tij në Kuvend.



