Konsumi i energjisë elektrike është rritur me 18.5% në tetor

29 tetor 2025 | 12:29

KEDS-i ka njoftuar se gjatë gjithë muajit tetor, konsumi i energjisë elektrike ka qenë dukshëm më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Deri më 27 tetor, qytetarët në mbarë vendin kanë konsumuar 18.5% më shumë energji, sipas të dhënave nga matjet në rrjet.
Arsyeja kryesore për këtë rritje është përdorimi masiv i energjisë elektrike për ngrohje, me rënien e temperaturave.

“Kërkesa më e lartë sesa kapacitetet e rrjetit po shkakton mbingarkesa, sidomos në orët e ngarkesës së lartë. Prandaj, apel për përdorim racional dhe të kujdesshëm të energjisë, në mënyrë që të zvogëlohet presioni mbi rrjet dhe të sigurohet furnizim i qëndrueshëm për të gjithë”, ka njoftuar KEDS-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe…