Kontrabandohen katër lopë në Mitrovicë

17 janar 2019 | 11:32

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka ndaluar një kamion, i cili dyshohet se kontrabandonte katër lopë në Mitrovicë.

Njësiti patrullues ka ndaluar kamioni me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari, ku gjatë kontrollit i njëjti po bartte kafshë pa dokumente përcjellëse.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa kamioni me kafshët është konfiskuar nga dogana”, ka njoftuar policia.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Feronikelit para pak çastesh ka mbërritur në Turqi.…