
‘Kontribuues i madh i unitetit të popullit’, Kurti bën homazhe te varri i Rugovës
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvalla, sot ka shkuar te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, për Ditën e Çlirimit.
Kurti e ka përshkruar Rugovën si “kontribuues i madh për unitetin e popullit dhe për ndërkombëtarizimin e Kosovës”, ndërsa tha se do të vazhdojë me vizita të tjera për të nderuar ata “që punuan e sakfrifikuar” për Kosovën shtet.
“Duke vënë lule të freskëta te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, një kontribuues i madh për unitetin e popullit dhe për ndërkombëtarizimin e Kosovës dhe çështjes kombëtare në përgjithësi gjatë gjithë viteve të 90-ta dhe më pas presidentit të parë të Kosovës pas do të vazhdojmë edhe te varri i simbolit të rezistencës, Mandeles së shqiptarisë dhe Evropës, Adem Demaçi, për të vijuar me kompleksin Adem Jashari”, ka thënë Kurti, duke shtuar se me këto vizita shënon “kësisoj edhe gëzimin tonë për çlirim, por edhe kujtesën tonë për ata që punuan dhe sakrifikuan për shtetin që e ndërtojmë dhe e zhvillojmë sot”, ka thënë Kurti për gazetarët.
Pas fjalës së tij, Kurti nuk ka pranuar pyetje të gazetarëve.