Kos: Serbia nuk ka përmbushur asnjë nga reformat e premtuara

13 maj 2025 | 11:45

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se qeveria në Serbi nuk ka përmbushur asnjë nga reformat që premtoi në dhjetor.

“Nuk jam e kënaqur me atë që shoh në Serbi. Kryeministri i ri dhe kryetarja e Asamblesë Kombëtare më premtuan se reformat do të zbatoheshin shpejt, por Presidenti i Serbisë i premtoi të njëjtën gjë Presidentit të Komisionit Evropian dhe Presidentit të Këshillit Evropian në fund të marsit, kështu që nuk ndodhi asgjë. Do të shohim se si do të ecim përpara”, ka thënë Kos në debatin mbi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur të hënën në Parlamentin Evropian, raporton portali “European Western Balkan”

Në Bruksel, Kos ka udhëhequr një dialog publik rreth këtij instrumenti financiar të Bashkimit Evropian (BE), me vlerë gjashtë miliardë euro.

“Kur isha në Beograd, i thashë zotit Vuçiq se asgjë nuk është arritur që nga dhjetori, edhe pse e gjithë qeveria dhe ai vetë shpjegojnë se janë në favor të reformave”, ka thënë Kos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, u…