Kos: Shqipëria ka gjasa reale të bëhet anëtare e BE-së deri vitin 2030

27 maj 2025 | 13:11

Komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta Kos, në një intervistë për televizionin gjerman, “WELT TV”, ka folur për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, ku theksoi se tashmë për Komisionin Evropian ai përbën një përparësi.

Duke nënvizuar mbështetjen e BE-së për anëtarësimin e Ukrainës, Kos është pyetur edhe për përshpejtimin e anëtarësimit të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka thënë se ka mundësi reale që Shqipëria të mbyllë negociatat brenda vitit 2027 dhe të anëtarësohet deri në vitin 2030.

“Kemi Malin e Zi dhe Shqipërinë, për shembull. Ato po punojnë shumë mirë. Ato po bëjnë reformat. Ato po e kuptojnë procesin e zgjerimit si një transformim të ekonomisë së tyre, duke përfshirë edhe zona të tjera në vend. Dhe, për shembull, nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë mirë, ne mund të përfundojmë të gjitha negociatat me Malin e Zi deri në fund të vitit 2026 dhe më pas me Shqipërinë në fund të vitit 2027. Kjo do të thotë se ka mundësi realiste që të dy vendet të bëhen anëtarët tanë të rinj deri në vitin 2030”, është shprehur Kos në këtë intervistë, transmeton “ATSh”.

Ajo ka thënë se edhe zhgënjimin e disa prej vënëve tjera të BP-së mund ta kuptojë, pasi thotë se edhe vetë vjen nga kjo zonë, që është Sllovenia.

“Dhe vetëm për t’ju dhënë një ide, nëse Ukraina do të duhej të priste aq gjatë sa Maqedonia e Veriut, ne do të fillonim negociatat me Ukrainën në vitin 2045. Dhe kjo nuk mund të ndodhë. Kjo vlen edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ato duhet të zbatojnë reformat. Dhe ka një element tjetër të rëndësishëm në të kaluarën. Në vitet e fundit, zgjerimi nuk ka qenë aq i rëndësishëm për Komisionin Evropian. Nuk ishte një përparësi. Tani është prioritet. Edhe shtetet anëtare e thonë këtë”, ka thënë komisionerja për zgjerim.

Kos ka vlerësuar propozimin gjermano-slloven për heqjen e unanimitetit për vendimmarrjen në pranimin në BE të vendeve të reja.

“Mundësitë janë ë ndryshme. Vendimet më pas i takojnë Këshillit Evropian. Por Gjermania, së bashku me Slloveninë, ka bërë një propozim për të thjeshtuar rregullat me shumicë të kualifikuar. Dhe tani u takon shteteve anëtare të vendosin se si të vazhdojnë. Por është e rëndësishme që ne ta dorëzojmë. Pse? Ne u kemi premtuar vendeve kandidate dhe i mbështesim ato se një ditë do të bëhen anëtare. Ata i japin gjërat e duhura dhe kur ata i japin gjërat e duhura, edhe ne duhet t’i japim gjërat e duhura dhe të tregojmë se jemi seriozë”, ka thënë Kos. /Atsh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i ri i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti e…