Kosnetti dhe gruaja e tij flasin me përfaqësuese myslimane për pandeminë

22 maj 2020 | 09:20

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, bashkë me gruan e vet, Alison, kanë biseduar me disa nga udhëheqësit e komunitetit mysliman në Kosovë. Ata kanë njoftuar se kanë pasur një bisedë të këndshme me ta për përballjen e myslimanëve me pandeminë gjatë ramazanit.

Çifti amerikan i kanë uruar myslimanët e Kosovës për muajin e ramazanit nëpërmjet një postimi në “Twitter” duke publikuar fotografi nga komunikimi në distancë që kanë pasur me dy gra myslimane.

“Alison dhe unë shijuam një diskutim të këndshëm me drejtuesit e komunitetit mysliman se si t’i bëjmë  bashkë familjet dhe komunitetet në përballjen me Covid-19”, ka njoftuar ambasadori Kosnett.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Labinot Tahiri ka shkruar sot se do të takohet…