Kosova afër 2026 World Cup. Serbia jashtë. Edhe një fitore ndërkombëtare

15 nëntor 2025 | 23:04

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka uruar Kombëtaren e Kosovës për fitoren e sontëm ndaj Sllovenisë.

“Urime Kosovë! Një hap nga kampionati botëror. Vetëm 9 vite nga anëtarësimi në FIFA, me gjasa reale në garën botërore të FIFA-s. Edhe një rrëfim suksesi i Kosovës: nga fushat e lloçit dhe ndalimit të ndeshjeve nga pushtuesi serb, në arenën më të madhe të futbollit ndërkombëtar. Kosova afër 2026 World Cup. Serbia jashtë. Edhe një fitore ndërkombëtare”, ka shkruar Reka në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova  ka siguruar për herë të parë në histori Playoff-in…