‘Kosova e Gjelbër’: Britania rinis mihjen për qymyr pas 30 vitesh, Gjermania i rihapi 5 termocentrale me qymyr

08 dhjetor 2022 | 18:20

Bashkimi Evropian e synim dhe politikë që të hedhë në shportë të historisë energjinë nga burimet e fosileve dhe të përqendrohet në energji të gjelbër. Realiteti u kthye dhe i kafshoi pas invadimit në Ukrainë, nga Rusia që i furnizonte me 40 % të nevojave të energjisë, me naftë e gaz.

Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 ishin në qendër të zënkave të heshtura dhe të zhurmshme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, me Gjermaninë posaçërisht. Secila administratë amerikane, si republikane dhe ato demokrate në Washington D.C. kishin paralajmëruar, tërhequr vërejtjen, kërcënuar e në fund edhe sanksionuar siç bëri ish presidenti amerikan Donald Trump. Janë të famshme pamjet e delegacionit gjerman në OKB, që e kryesonte Heiko Maas kryediplomati që tallej e qeshte me fjalimin e ish Trump në asamble që kritikonte Gjermaninë për Nord Stream 2 dhe rrezikun që paraqiste për Evropën. Iu ngeli gjermanëve tallja në fut me 24 shkurt kur Rusia hyri me forcë në Ukrainë, dhe po ua ndalte gazin sa herë u tekej Bashkimit Evropian. Telashi ishte se i ngeli në fyt qeverisë së re gjermane, kësaj të Olaf Scholz në koalicion me të gjelbërit. Shaka e vështirë për ta kapërdirë kjo, posaçërisht kur në bord të Nord Stream ishte ish kancelari gjerman Gerhard Schroeder.

Të gjitha llafet e fjalimet e bukura në konferencën për ndryshimet klimatike COP26 të Glasgow në vitin 2021, me gjithë zotimet u pezulluan. Pragmatizmi kthehet në pah tani.

Që në tetor u mësua se Gjermani lëre që do të vazhdojë me tre centralet bërthamore. Kjo u kundërshtua nga Partia e Gjelbër, por vendimi për të zgjatur jetëgjatësinë e reaktorëve bën të ditur se e kanë kuptuar se duhet të sigurohen se shteti duhet të kujdeset që të ketë mjaftueshëm rrymë elektrike këtë dimër. Kjo mirë qenka pritur, por askush se priti që në tetor poashtu, e mori më pak vëmendje ishte kur Scholz njoftoi se Gjermania po rihapte pesë termocentrale me linjit, më qymyr i fëlliqur s’ka ku shkon sesa linjit.

Aq shumë rrëshqiti në kontradiktë kjo çështje sa shkoi në paradoks kur u mësua se kompania RWE po çmontonte projektin Keyenberg me ajër, për të zgjeruar minierën e Garzweiler. Linjiti nga kjo minierë furnizon 5 termocentralet e rihapura.

Tani në Mbretërinë e Bashkuar u bë e ditur se pas 30 vitesh do të hapet miniera e qymyrit me projektin West Cumbria Mining Project që fillimisht ishte miratuar më 2020’në nga këshillit lokal të qarkut dhe mbeti pezull dy vite deri në miratimin tani nga ministri britanik Michael Gove pas rekomandimit të inspektoratit të planifikimit.

E gjetën një arsyetim britanikët se qymyri i nxjerrë shkon ’85 %’ për eksport.

Nuk ka shumë kohë që qeveria britanike e Lizz Truss u rrëzua me zhurmë nga vet deputet konservator, kryeministrja Truss kishte vendosur për një reformë pragmatiste ekonomike. Uli taksat, lejoi hulumtimin për burime të reja ta naftës, në Mbretërinë e Bashkuar. Naftë lejoi të kërkohej, mëkat më  i madh nuk mund ta paramendonin  fanatikët e blertë që ngjiten për piktura në muze, vetëm një tjetër. S’i zgjati gjatë dhe qeveria e re britanike iu kthye mëkatit më të madh se nafta sipas këtyre fanatikëve, qymyrit dhe të enjten u mësua se mihja

E Kosova është sidomos e pasur me qymyr, e treta në Evropë me rezerva. Kosova posedon rreth 14.700 miliard ton linjti në rezerva, që e rendit Kosovën të pestën në botë.

Pas 22 vitesh diskutimi dhe pune, ‘Kosova e Re’, më herët e emëruar ‘Kosova C’, ende nuk është ndërtuar, ani pse ndërtimi i tij vlerësohej shumë i rëndësishëm për sigurinë nacionale të vendit, edhe nga zyrtarë të lartë amerikan.

Vetëm nga Serbia ka importuar mbi 500 milionë euro vlerë energji elektrike në dekadën e parafundit dhe të fundit. Kjo derisa banorët serbë në Veri të Kosovës nuk e paguajnë faturën e tyre si çështje e përfshirë në procese politike.

Partia sot në pushtet në Kosovë ka kundërshtuar çdo iniciativë të tillë në lojëra elektorale, tani në ekzekutiv e kanë mbyllur atë projekt tërësisht dhe kanë gojën plot energji të gjelbër dhe hapësira të gjelbra publike.

Ndoshta do të duhej të ndiqnin shembujt paradoksal e pragmatik të Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar./gazetametro.net

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë në…