Kosova e publikon listën e të ftuarve për ndeshjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

07 nëntor 2025 | 14:36

ombëtarja e Kosovës e ka publikuar listën për dy ndeshjet e muajit nëntor ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Kapiteni Amir Rrahmani është rikthyer pasi mungoi në muajin tetor, së bashku me Baton Zabergjën.

Ndërkohë, në listën rezervë kanë rënë Florent Hadërgjonaj e Florian Haxha.

Lista e plotë e Kosovës:

Portierë: Arijanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj, Faton Maloku

Mbrojtësit: Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi, Dion Gallapeni, Leard Sadriu

Mesfushorët dhe sulmuesit: Valon Berisha, Elvis Rexhbecaj, Leon Abdullahu, Veldin Hoxha, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica, Ermal Krasniqi, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Florent Muslija, Fisnik Asllani, Vedat Muriqi.

Grumbullimi i Kosovës do të bëhet të hënën më 10 tetor, ndërsa tre ditë më vonë përballet me Slloveninë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pas vendimit…