‘Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota’, Albian Hajdari prezantohet te Kosova (video)

07 tetor 2025 | 16:04

Albian Hajdari është prezantuar edhe zyrtarisht tek Kombëtarja e Kosovës.

Përmes një videoje, ylli i ri i Dardanëve është prezantuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës në rrjetet sociale

Qendërmbrojtësi i Hoffenheimit, ka vendosur të hiqte dorë nga mundësia për të luajtur për Zvicrën, e cila e kishte ftuar disa herë, për ta ndjekur zemrën dhe për t’iu bashkuar vendit të prindërve të tij.

Dhe, në video-prezantimin e tij, Hajdari dha fjalë të mëdha rreth vendimit të tij.

“Unë jam Albian Hajdari, lojtari më i ri i Kosovës. Unë e kam marrë vendimin për Kosovën se Kosova është e vogël për botën, po për mua është krejt bota. Forca Kosova”, ka theksuar 22-vjeçari, i cili do të jetë në dispozicion të selektorit Franco Foda për përballjet e tetorit, kundër Sllovenisë këtë të premte dhe ndaj Suedisë të hënën që vjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistja shqiptare Egli Tako ka ndarë së fundmi një Instastory…