Kosova inauguron Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut

12 prill 2022 | 13:22

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot është inauguruar Këshilli për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, mekanizëm përgjegjës për koordinimin dhe garantimin e mbarëvajtjes së punës së të gjitha institucioneve, të cilat janë drejtpërdrejt përgjegjëse për përmbushjen e zotimeve të prezantuara në Samitin për Demokraci.

“Përkushtimi i institucioneve tona kyçe në këtë drejtim, përfshirë shoqërinë civile, është dëshmi e seriozitetit të Republikës së Kosovës në përmbushjen e zotimeve të dhëna në këtë samit të president Joe Biden, e që ndërlidhen me luftimin e korrupsionit, mbrojtjen nga autoritarizmi dhe avancimin e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, kanë…