Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës edhe sivjet, Musliu-Shoshi: Edhe një tjetër dështim i qeverisë Kurti

13 maj 2025 | 14:05

Pasi përfundimisht Kosova ka mbetur edhe sivjet jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar duke vlerësuar për “një dështim tjetër” të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe qeverisë së Albin Kurtit.

“Përderisa shtetet e rajonit avancojnë në proceset euroatlantike, Kosova mbetet peng i paaftësisë institucionale dhe bllokadave të brendshme politike. LV-ja, me qëndrimin e saj për bllokim të zgjedhjes së institucioneve të reja, po kontribuon drejtpërdrejt në këtë dështim të radhës dhe në stagnimin e vendit”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Super finalet e “play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës po…