
Kosova ka nevojë për një kryeprokuror që ka intergritet të lartë moral dhe profesional
Sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit.
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se ky proces është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës prandaj, sipas tij, ka vëmendjen e të gjithëve.
“Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjedhet një kryeprokuror që ka intergritet të lartë moral dhe profesional, por edhe që është i guximshëm, punëtor dhe energjik”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën.
“Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit, por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare. Si kryeministër i vendit pres që ky proces të jetë i drejtë, transparent dhe meritor”, ka shkruar Kurti.