Kosova ka përmbushur kriteret për vizat, por ato nuk hiqen shpejt

26 shkurt 14:48

Fanol Shala

Në uebsaitin transparency-pike-org kanë cituar indeksin e perceptimit të korrupsionit, hulumtuar nga disa ekspertë, ku korrupsionin nëpër botë e kanë renditur nga numri 100 (aty ku ka pak ose nuk ka fare korrupsion) dhe deri në 0 aty ku ka shumë korrupsion.

Në vitin 2012 Serbia renditej në vendin e 39 (në kohën kur tanimë iu ishte hequr regjimi i vizave) kurse Kosova për vitin 2017 e mban të njëjtin numër. Po të njëjtin numër në vitin 2017 e mban edhe Zvicra.

Ndërkaq për vitin 2017, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina dalin më keq se Kosova, duke u renditur në vendin e 38 për nga korrupsioni, edhe pse të dy shtetet e gëzojnë lirinë e lëvizjes dhe kanë statusin kandidat për anëtarësim në BE.
Po ashtu, Greqia si anëtare e BE-së në vitin 2012 renditej në vendin e 36 për nga korrupsioni, që do të thotë ishte më keq se sa renditja e Kosovës sot.

Ajo që është për t’u çuditur është se Ukraina ka qenë dhe është më keq për nga renditja e korrupsionit, ku për vitin 2017 ajo renditet në vendin e 30. Kujtojmë se Ukraina me 48 milionë banorë që nga viti i kaluar gëzon lirinë e lëvizjes në zonën Schengen.

Pra, të gjitha këto shtete gëzojnë liberalizim të vizave, madje edhe janë kandidate për anëtarësim në BE, anëtare të BE-së, ose nuk dëshirojnë të janë pjesë e BE-së, siç është Zvicra.

Kjo nënkupton që po të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi, Kosovës menjëherë do të duhej t’i hiqej regjimi i vizave (pasi që korrupsioni do të duhej të hiqej si kusht) por kjo vështirë se do të ndodhë njëherë.

Në kriterin për Kosovën për “reduktimin dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit” askund nuk përmendet një afat kohor, ky kriter i fundit përmendet vetëm si pretekst dhe kjo vjen për shkak të deficitit të BE-së karshi Kosovës, e kjo po ndodhë më se shumti për shkak të mosnjohjes së statusit të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur nga pesë shtetet e BE-së, që nënkupton se pa ato njohje ne do të mbetemi gjithmonë pengë. Nëse nuk do të lobohet dhe punohet më shumë, veçanërisht në politikën e jashtme, Kosova rrezikon shumë…!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar komandat…