Kosova luan me Bosnjë-Hercegovinën në fazën e dytë

06 nëntor 2025 | 12:51

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mësuar kundërshtarin e fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027. Në shortin e tërhequr të enjten paradite në Vjenë është përcaktuar që Kombëtarja jonë të luajë me Bosnjë-Hercegovinën.

Bosnjë-Hercegovina e fillon garimin prej fazës së dytë, ndërsa Kombëtarja jonë në fazën e parë e eliminoi Britaninë e Madhe.

Për herë të parë Kombëtarja e Kosovës paraqitet në fazën e dytë kualifikuese për Kampionat Botëror.

Ndeshja e parë zhvillohet më 18 apo 19 mars të vitit të ardhshëm në Bosnjë-Hercegovinë. Ndeshja e kthimit është në Kosovë, më 21 apo 22 mars. Kosova tashmë i ka disa përballje me Bosnjë-Hercegovinën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka hyrë në garë për të nënshkruar me sulmuesin…